Enjoy free shipping on orders over $60. Shop Now! 🌿

Produktet tona
Misioni Green4Green
Në Green4Green, jemi të përkushtuar të ofrojmë një përzgjedhje të kuruar të produkteve të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin që përputhen me vlerat tona thelbësore të përgjegjësisë mjedisore e njohuri të volitshme të qytetarisë ekonomike, kryefjalës më inovatore mjedisore.
Sustainable
Zero Waste
Vegan
Recycled
Fair Trade
Udhëtimi ynë drejt qëndrueshmërisë filloi me një ide të thjeshtë: të ofrojmë produkte me cilësi të lartë, miqësore me mjedisin, që kanë atë ndikim pozitiv që kërkojmë në natyrë. Jemi entuziastë për të fuqizuar klientët tanë për të përqafuar një mënyrë jetese më të gjelbër mbështetur në njohuritë e qytetarisë ekonomike. Bashkohuni me ne në misionin tonë drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të gjelbër. Veprime të gjelbra, për një të ardhme më të gjelbër.
About Us
Të kesh një dyqan me “Zero Mbetje” nuk është vetëm një biznes inovator që ne kërkonim të sillnim në treg, është një mënyrë jetese të cilën synojmë të promovojmë. Asnjë mbetje në landfill! Ky ishte objektivi largpamës fillestar jonë, i cili gjeti themelet e hedhura pikërisht në këtë website inormues-edukativ. Për të arritur këtë, ne përdorim materiale të ricikliueshme, ripërdorshme, biodegradueshme dhe eco-friendly. Të ndihmojmë fermerët, të ndihmojmë padyshim dhe klientët e të promovojë rëndësinë e zgjedhjeve të duhura në treg nëpërmjet promovimit të qytetarisë ekonomike nëpërmjet kurseve falas të ofruara nga website-i ynë, çka do rezultojë në një ekonomi të qëndrueshme, në mbarëvajtjen e mjedisit, aspektit social, si dhe atë mjedisor. Të gjithë mund të jenë klientët tanë, jo vetëm prej varieteteve të produkteve e shërbimeve që ofrojmë, por dhe prej kultivimit të rëndësisë për një jetë të qëndrushme ekonomike, sociale dhe miqësore me mjedisin, duke mundësuar një guidë për hedhjen e hapave të duhur drejt këtij objektivi.
